Gjatë përmbylljes së vizitës zyrtare në Mal të Zi, në Podgoricë u zhvillua një takim me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Malit të Zi, Ervin Ibrahimović, i cili njëherësh është edhe kryetar i Partisë Boshnjake.
Gjatë takimit, ministri Rasim Demiri e njoftoi Zëvendëskryeministrin me punën dhe aktivitetet e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Po ashtu, u diskutuan nevojat dhe modalitetet për thellimin e bashkëpunimit të mëtejshëm ndërmjet dy vendeve, me theks të veçantë në zhvillimin rajonal dhe forcimin e partneritetit institucional.