Dje, më datë 13.05.2026, Ministri në detyrë i Zhvillimit Rajonal, Rasim Demiri, mori pjesë në vizitën e Kryeministrit në detyrë të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në Kalaja e Prizrenit.
Gjatë vizitës u prezantua projekti për zhvendosjen e rezervuarit të ujit jashtë mureve të Kalasë, me qëllim të rritjes së sigurisë, përmirësimit të furnizimit me ujë për qytetarët dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore të këtij monumenti të rëndësishëm historik.
Në këtë aktivitet morën pjesë edhe përfaqësues institucionalë dhe ministrorë, të cilët theksuan rëndësinë e investimeve në mbrojtjen dhe promovimin e turizmit kulturor në vend.