Ministri Rasim Demiri përuron projektin “Krijimi i infrastrukturës turistike” në fshatin Varosh të Ferizajt

Sot më date 19.05.2026 Ministri në detyrë i Zhvillimit Rajonal z. Rasim Demiri së bashku me Kryetarin e Komunës së Ferizajt z. Agim Aliu, përuruan finalizimin  e projektit “Krijimi i infrastrukturës turistike” në fshatin Varosh të Ferizajt.

Ky projekt është realizuar me mbështetjen e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal dhe në bashkëfinancim  nga Komuna e Ferizajt me vlerë prej 359,756.35 euro.

Me këtë rast, ministri z.Demiri theksoi rëndësinë e investimeve në projekte që ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin lokal dhe promovimin e potencialit turistik të rajoneve të Kosovës. Ai vlerësoi se investimet në infrastrukturën turistike kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë së jetesës së qytetarëve dhe krijimin e mundësive të reja për zhvillim të qëndrueshëm socio-ekonomik.

Ndërkaq, Kryetari i Komunës së Ferizajt z. Agim Aliu, falënderoi Ministrinë e Zhvillimit Rajonal për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme në realizimin e projekteve me interes për qytetarët e komunës së Ferizajt.

Gjatë këtij aktiviteti u theksua se projekte të tilla janë të rëndësishme për avancimin e infrastrukturës lokale, promovimin e turizmit dhe fuqizimin e zhvillimit rajonal të balancuar.

Ministri z. Rasim Demiri gjatë kësaj vizite u shoqërua nga U.D. Sekretari i Përgjithshëm i MZHR-së z. Ylber Çitaku, Shefi i Kabinetit, z. Izet Velia dhe znj. Arta Maloku-Udhëheqëse e DKP.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors