MZHR mbajti punëtori informuese për Programin për Zhvillim Rajonal të Balancuar (PZHRB) 2026

Sot më 25.05.2026, Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZHR) organizoi punëtori informuese në kuadër të lansimit të thirrjes publike për Programin për Zhvillim Rajonal të Balancuar (PZHRB) 2026 – përkrahje për bizneset ekzistuese.

Qëllimi i kësaj punëtorie ishte prezantimi i objektivave të programit, kritereve të aplikimit, procedurave administrative, si dhe ofrimi i sqarimeve për palët e interesuara, me fokus në garantimin e qasjes së barabartë dhe informimit transparent për të gjithë aplikuesit potencialë.

Në fjalën hyrëse, Ministri në detyrë i Zhvillimit Rajonal, z. Rasim Demiri theksoi se përmes këtij programi MZHR synon të mbështesë bizneset ekzistuese, të nxisë zhvillimin socio-ekonomik lokal dhe rajonal, si dhe të krijojë mundësi më të mëdha për rritje, punësim dhe konkurrueshmëri në të gjitha rajonet e vendit.

Ndërkaq, z.Ylber Çitaku U.D. Sekretar i Përgjithshëm i MZHR-së, vlerësoi rëndësinë e koordinimit institucional dhe bashkëpunimit ndërmjet nivelit qendror dhe lokal për të siguruar një proces sa më efikas dhe transparent të aplikimit dhe vlerësimit.

Pas pjesës hyrëse, punëtoria vazhdoi me panel diskutimi dhe bashkëbisedim me pjesëmarrësit. Panelistët prezantuan aspektet kryesore të programit, kriteret e aplikimit, dokumentacionin e nevojshëm dhe procedurat administrative.

Punëtoria u përmbyll nga U.D. Sekretari i Përgjithshëm i MZHR-së, i cili paraqiti konkluzionet dhe rekomandimet e dala nga diskutimet, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve dhe komunitetit të biznesit për zbatimin sa më të suksesshëm të programit.

Në këtë punëtori morën pjesë: Drejtorë / përfaqësues të Agjencive për Zhvillim Rajonal (AZHR), Drejtor të Drejtorive për zhvillim ekonomik nga Komunat, përfaqësues dhe pronarë të bizneseve nga rajone të ndryshme të vendit dhe zyrtar tjerë të MZHR-së.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors