Zëvendësministri i parë në detyrë i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal z.Ali Dula, zhvilloi një takim me kryetarin e Mitrovicës z.Faton Peci, ku u diskutua për rëndësinë e themelimit të Qendrës së Zhvillimit Rajonal si mekanizëm për fuqizimin e zhvillimit ekonomik dhe rajonal.
Në takim u theksua nevoja e bashkëpunimit të ngushtë institucional ndërmjet komunës dhe Ministrisë së Zhvillimit Rajonal për realizimin e projekteve me interes për qytetarët.
Po ashtu, u diskutua për koordinimin e përbashkët në avancimin e projekteve zhvillimore që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e infrastrukturës dhe krijimin e mundësive të reja për zhvillim lokal.
Zv. Ministri i parë z.Dula, gjat ditēs vizitoj edhe ambientet e Agjencisë për Zhvillim Rajonal Veri, ku u prit nga Drejtoresha e AZHR Veri, znj. Rreze Duli.
Gjatë takimit u diskutua për prioritetet e zhvillimit rajonal, bashkëpunimin institucional dhe iniciativat e përbashkëta në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm rajonal.