Paralajmërim për hapjen e Thirrjes për Fazën e Parë të Skemës së Granteve të Projektit “E Ardhmja e Saj”

Së shpejti do të hapet Thirrja për Fazën e Parë të Skemës së Granteve në kuadër të projektit “E Ardhmja e Saj”, e cila synon të mbështesë gratë ndërmarrëse në Kosovë dhe të nxisë zhvillimin e bizneseve të reja të udhëhequra nga gratë.

Projekti zbatohet nga PREDA Plus, në partneritet me WEnterpreneur, me mbështetjen e Arbeiter Samariter Bund (ASB) Köln, dhe  Ministrinë e Zhvillimit Rajonal.

Në kuadër të kësaj skeme do të mbështeten 30 gra dhe vajza të moshës 18–35 vjeç, të cilat do të përfitojnë:

  • Grant për zhvillimin e një biznesi start-up;
  • Trajnime profesionale;
  • Mentorim nga ekspertë të fushës;
  • Mbështetje me pajisje dhe mjete pune.

📅 Thirrja do të publikohet së shpejti. Ftojmë të gjitha gratë dhe vajzat e interesuara të ndjekin publikimin e radhës, ku do të bëhen të ditura kriteret e aplikimit, afatet dhe të gjitha detajet e nevojshme për pjesëmarrje.

Për më shumë informata rreth projektit, vizitoni dhe përcjellni  këto kanale:

🌐 Ueb-faqja: https://projectherfuture.com/

📷 Instagram: https://www.instagram.com/projectherfuture/

📘 Facebook: https://www.facebook.com/share/197qDKpcuF/?mibextid=wwXIfr

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors