MZHR mban takim koordinues për themelimin dhe funksionalizimin e Qendrës për Zhvillim Rajonal Perëndim

Sot më 25 qershor 2026, Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZHR) mbajti takim koordinues lidhur me procesin e themelimit dhe funksionalizimit të Qendrës për Zhvillim Rajonal Perëndim.

Takimi u kryesua nga Zëvendësministri i Parë në detyrë i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal z. Ali Dula, i cili njëherësh udhëheq procesin e themelimit të qendrave për zhvillim rajonal. Qëllimi i takimit ishte koordinimi i aktiviteteve ndërinstitucionale për avancimin e procesit të themelimit dhe funksionalizimit të Qendrës për Zhvillim Rajonal Perëndim.

Në takim morën pjesë Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Arton Konushevci, Kryetari i Komunës së Pejës z. Gazmend Muhaxheri, Kryetari i Komunës së Klinës z. Zenun Elezaj, Drejtori i AZHR Perëndim z.Sokol Luta drejtorë të drejtorive komunalesi dhe përfaqësues të tjerë institucionalë.

Gjatë takimit u.d. Drejtoresha e DPKZHR-së, znj. Kreshnike Arifi, prezantoi procesin e themelimit të Qendrave për Zhvillim Rajonal, duke paraqitur kornizën institucionale, objektivat dhe rolin e tyre në promovimin e zhvillimit të balancuar rajonal. Ndërkaq, znj. Shyhrete Kastrati, Drejtoreshë e DPAR-së, prezantoi aktivitetet dhe hapat e nevojshëm për zbatimin e Udhëzuesit për Identifikimin e Zonave për Investime Strategjike dhe Studimin e Fizibilitetit për Zhvillim Socio-Ekonomik Rajonal, me fokus në identifikimin e potencialeve zhvillimore dhe krijimin e kushteve për tërheqjen e investimeve.

Në kuadër të takimit u diskutuan hapat e mëtejmë për funksionalizimin e Qendrës për Zhvillim Rajonal Perëndim, si dhe rëndësia e saj në koordinimin e prioriteteve zhvillimore, hartimin e planeve operative rajonale, zhvillimin dhe zbatimin e projekteve të përbashkëta, si dhe mobilizimin e fondeve dhe investimeve për rajonin.

Në përfundim të takimit, pjesëmarrësit shprehën gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndërkomunal në funksion të themelimit dhe funksionalizimit të Qendrës për Zhvillim Rajonal Perëndim, duke e vlerësuar këtë iniciativë si një hap të rëndësishëm drejt avancimit të zhvillimit rajonal të balancuar dhe të qëndrueshëm

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors