Sot më datë 02.07.2026 Ministrit në detyrë i Zhvillimit Rajonal z. Rasim Demiri, realizoi vizitë zyrtare në Komunën e Junikut, ku u prit nga Kryetari i Komunës z. Ruzhdi Shehu.
Vizita u zhvillua në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Ministrisë së Zhvillimit Rajonal dhe Komunës së Junikut, me fokus në avancimin e projekteve zhvillimore dhe identifikimin e prioriteteve për periudhën në vijim.
Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin ndërinstitucional, projektet e realizuara me mbështetjen e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, si dhe investimet e planifikuara në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm lokal. Vëmendje e veçantë iu kushtua projektit “Ndërtimi i sallës së sporteve në Komunën e Junikut”, i cili u vlerësua si një investim me rëndësi për zhvillimin e infrastrukturës sportive dhe krijimin e kushteve më të mira për të rinjtë dhe qytetarët e komunës.
Ministri z.Demiri ritheksoi përkushtimin e MZHR për të vazhduar mbështetjen e komunave përmes projekteve që kontribuojnë në zhvillimin socio-ekonomik të balancuar rajonal dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.
Në këtë vizitë, Ministri u shoqërua nga z. Ylber Çitaku – U.D Sekretar i Përgjithshëm, Shefi i Kabinetit z. Izet Velia, znj. Kreshnike Arifi U.D Drejtoresh e DPKZHR-së di dhe bashkëpunëtorë te tjerë.