Në kuadër të implementimit të projekteve nga “THIRRJE PUBLIKE PËR MBËSHTETJE FINANCIARE TË PROJEKTEVE/PROGRAMEVE TË OJQ-ve NË AVANCIMIN E ZHVILLIMIT SOCIO-EKONOMIK RAJONAL TË BALANCUAR, OJQ “Future devlopment center” me datën 09.07.2026 ka realizuar aktivitetin me temën, “Nxitja e bashkëpunimit në mes bizneseve dhe institucioneve lokale-Komunave”.
Qëllimi i nxitjes së bashkëpunimit ndërmjet bizneseve dhe institucioneve lokale është krijimi i një partneriteti të qëndrueshëm që kontribuon në zhvillimin ekonomik, social dhe institucional të komunës. Ky bashkëpunim synon të ndërtojë një marrëdhënie të bazuar në besim, dialog të vazhdueshëm dhe përgjegjësi të përbashkët, ku sektori publik dhe ai privat bashkëpunojnë për të adresuar sfidat dhe për të shfrytëzuar mundësitë për zhvillim.
Në kuadër të këti projektit të financuar nga MZHR mori pjesë zyrtarja e MZHR-së Lindita Gjyshnica.
Ky aktivitet u realizua në komunen e Pejës.