U.D. Sekretari i Përgjithshëm i MZHR-së priti në takim përfaqësuesen e CIMIC Joint Effects Center

U.D. Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, z. Ylber Çitaku, i shoqëruar nga Drejtoresha e Departamentit për Shërbime të Përgjithshme, znj. Arta Ahmeti-Xhylani, priti në takim znj. Ledia Shehu, Zyrtare Ndërlidhëse për OF-4 Shqipëri në CIMIC Joint Effects Center.

Gjatë takimit, znj. Shehu u informua mbi Planin e Punës të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal për vitin 2026, me fokus në prioritetet, objektivat dhe projektet kryesore të planifikuara në fushën e zhvillimit rajonal.

Takimi u zhvillua në frymë bashkëbisedimi dhe shkëmbimi informacionesh lidhur me aktivitetet, prioritetet dhe projektet e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal për vitin 2026.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors