OJQ “Centre for Development Community -Millenium-CDC-M” ka zhvilluar Aktivitetin lidhur me temën “Inkurajimi i të rinjëve dhe grave për ngritjen e kapaciteve në fushën e zhvillimit socio-ekonomik rajonal”

Në kuadër të implementimit të projekteve nga “THIRRJE PUBLIKE PËR MBËSHTETJE FINANCIARE TË PROJEKTEVE/PROGRAMEVE TË OJQ-ve NË AVANCIMIN E ZHVILLIMIT SOCIO-EKONOMIK RAJONAL TË BALANCUAR, OJQ “ Centre for Development Community -Millenium-CDC-M ”  me datën 28.07.2026 ka realizuar aktivitetin me temën, “ Inkurajimi i të rinjëve dhe grave për ngritjen e kapaciteve në fushën e zhvillimit socio-ekonomik rajonal”. Fillimisht u diskutua koncepti i marketingut, i cili u përkufizua si procesi i identifikimit të nevojave dhe dëshirave të konsumatorëve, analizimit të tregut dhe zhvillimit të strategjive për të ofruar produkte ose shërbime që i plotësojnë këto nevoja. U theksua se marketingu nuk kufizohet vetëm në reklamim, por përfshin hulumtimin e tregut, segmentimin e klientëve, zhvillimin e produkteve, caktimin e çmimeve, promovimin dhe shpërndarjen e produkteve. Gjithashtu u diskutua rëndësia e ndërtimit të një marke të besueshme dhe krijimit të marrëdhënieve afatgjata me klientët.

Në kuadër të këtij projektit të financuar nga MZHR mori pjesë  zyrtari i  MZHR-së Aridon Morina .  

Ky aktivitet u realizua në  Komunën e Lipjanit.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors