OJQ “Një Milion Fuqi” ka organizuar trajnimin me temën “Nga Ide në Veprim”

Në kuadër të projektit të financuar nga Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZHR), OJQ “Një Milion Fuqi” ka organizuar trajnimin me temën “Nga Ide në Veprim”, aktivitet ky i fokusuar në zhvillimin dhe fuqizimin e vajzave dhe grave.

Qëllimi i trajnimit ishte zhvillimi i aftësive të buta, përmirësimi i komunikimit, rritja e vetëbesimit dhe kreativitetit, si dhe fuqizimi i vajzave dhe grave për t’i shndërruar idetë e tyre në iniciativa dhe veprime konkrete.

Gjatë trajnimit, pjesëmarrëset patën mundësi të zhvillojnë njohuritë dhe shkathtësitë e tyre përmes diskutimeve dhe aktiviteteve praktike, me fokus të veçantë në komunikimin efektiv, vetëbesimin, kreativitetin dhe mënyrat e konkretizimit të ideve.

Aktiviteti synoi gjithashtu të inkurajojë pjesëmarrëset që të jenë më aktive në zhvillimin e ideve dhe iniciativave të tyre, duke kontribuar në fuqizimin e rolit të vajzave dhe grave në shoqëri dhe në zhvillimin socio-ekonomik.

Në këtë ngjarje morën pjesë zyrtari përgjegjës për monitorimin e këtij projekti nga Ministria e Zhvillimit Rajonal, z. Ylber Salihu.

Projekti i implementuar nga OJQ “Një Milion Fuqi” financohet nga Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZHR)

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors