Zëvendësministri i parë i MZHR-së vizitoi Komunën e Graçanicës


Sot më datë 25.08.2026, Zëvendësministri i parë në detyrë i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal (MZhR), z. Ali Dula, realizoi vizitë zyrtare në Komunën e Graçanicës, me qëllim të forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe përcjelljes nga afër të zbatimit të projekteve kapitale që realizohen në bashkëpunim ndërmjet Ministrisë dhe Komunës.

Gjatë vizitës, zëvendësministri z.Dula u prit nga nënkryetari i Komunës së Graçanicës, z. Leutrim Ajeti, dhe nënkryetari z. Dejan Dimitrijević. Pjesë e vizitës ishte edhe zëvendësministri në detyrë i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), z. Arton Konushevci.
Në kuadër të takimit u diskutua për bashkëpunimin ndërmjet nivelit qendror dhe atij lokal, rëndësinë e koordinimit institucional, si dhe për realizimin e projekteve të përbashkëta që ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin socioekonomik.

Pas takimit në Komunë, përfaqësuesit institucionalë vizituan nga afër projektin kapital “”Qendra Edukative – Rekreative” i cili është realizohet në bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Zhvillimit Rajonal dhe Komunës së Graçanicës.
Gjatë vizitës në terren, palët u njoftuan me ecurinë e realizimit të projektit dhe diskutuan për rëndësinë e përfundimit të tij. U theksua se investimet në infrastrukturën kulturore kanë rëndësi të veçantë për krijimin e kushteve më të mira për komunitetin dhe kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm socio-ekonomik në nivel lokal.

Zëvendësministri i parë, z. Ali Dula, ritheksoi përkushtimin e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal për vazhdimin e bashkëpunimit me komunat dhe mbështetjen e projekteve kapitale që adresojnë nevojat konkrete të qytetarëve dhe kontribuojnë në zhvillimin rajonal të balancuar.

Vizita u përmbyll me gatishmërinë e përbashkët për vazhdimin e koordinimit ndërinstitucional dhe avancimin e projekteve që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin lokal dhe në përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve të Komunës së Graçanicës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors