Më datë 24.08.2026, OJQ Pontis Ura ka organizuar trajnimin me temën “Fuqizimi Digjital dhe Inteligjenca Artificiale”, i cili është zhvilluar në ambientet e TRU Academy në Prishtinë, në kuadër të projektit të financuar nga Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZHR).
Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit patën mundësi të avancojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre digjitale, me fokus të veçantë në njohjen dhe përdorimin praktik të Inteligjencës Artificiale dhe teknologjive bashkëkohore. Përmes sesioneve teorike dhe praktike, pjesëmarrësit u njohën me mundësitë që ofrojnë mjetet digjitale dhe Inteligjenca Artificiale për rritjen e efikasitetit, zhvillimin profesional dhe përshtatjen me kërkesat e tregut modern të punës.
Mbështetja e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal në iniciativa të tilla kontribuon në zhvillimin e kompetencave digjitale, rritjen e kapaciteteve profesionale dhe promovimin e inovacionit teknologjik në komunitet.
Në kuadër të këtij projekti mori pjesë edhe zyrtari monitorues i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, z. Zendullah Gylderen, në kuadër të monitorimit dhe mbështetjes së realizimit të projektit.
Projekti i implementuar nga OJQ Pontis Ura, i financuar nga MZHR, synon të kontribuojë në zhvillimin e aftësive digjitale, avancimin e njohurive mbi Inteligjencën Artificiale, rritjen e kapaciteteve profesionale dhe promovimin e përdorimit të teknologjive bashkëkohore në komunitet.