OJQ LDA KOSOVA ka organizuar aktivitetin me temën “Design 4 Future – Nga ide në aftësi”

Më datë 21.08.2026, OJQ LDA KOSOVA ka organizuar aktivitetin me temën “Design 4 Future – Nga ide në aftësi”, i cili mbështetet nga Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZHR) dhe implementohet nga LDA KOSOVA.

Gjatë aktivitetit, të rinjtë patën mundësi të zhvillojnë kreativitetin, aftësitë digjitale dhe mendimin inovativ, përmes diskutimeve dhe aktiviteteve praktike të zhvilluara gjatë punëtorisë. Aktiviteti kishte për qëllim t’i inkurajojë të rinjtë të shfrytëzojnë potencialin e tyre, të zhvillojnë aftësi të reja dhe të krijojnë ide inovative, të cilat mund t’i shndërrojnë në iniciativa konkrete.

Mbështetja e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal në iniciativa të tilla kontribuon në fuqizimin e të rinjve, zhvillimin e tyre personal dhe profesional, si dhe në krijimin e mundësive të reja për një të ardhme më inovative dhe të qëndrueshme.

Në kuadër të këtij aktiviteti mori pjesë edhe zyrtari monitorues i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, z. Esat Elshani, në kuadër të monitorimit dhe mbështetjes së realizimit të projektit.

Projekti i implementuar nga OJQ LDA KOSOVA, i mbështetur dhe financuar nga MZHR, synon të kontribuojë në zhvillimin e aftësive të të rinjve, promovimin e kreativitetit, zhvillimin e aftësive digjitale dhe nxitjen e mendimit inovativ.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors