Qendra për Zhvillim dhe Avancim Psikosocial FROJDI ka organizuar punëtorinë me temën “Fuqizimi i të Rinjve dhe Grave përmes Aftësive të Buta dhe Gatishmërisë për Punësim”, në Komunën e Prishtinës.

Më datë 28.08.2026, Qendra për Zhvillim dhe Avancim Psikosocial FROJDI ka organizuar punëtorinë me temën “Fuqizimi i të Rinjve dhe Grave përmes Aftësive të Buta dhe Gatishmërisë për Punësim”, në kuadër të projektit të mbështetur nga Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZHR).

Gjatë punëtorisë, pjesëmarrësit patën mundësinë të ndjekin ligjëratën, si dhe të zhvillojnë bashkëbisedime dhe diskutime interaktive mbi rëndësinë e aftësive të buta, aftësive personale dhe profesionale, komunikimit dhe bashkëpunimit, vetëbesimit dhe përgatitjes për punësim. Përmes aktiviteteve praktike, pjesëmarrësit avancuan njohuritë dhe aftësitë e tyre, duke u njohur nga afër me mënyrën e përgatitjes së një CV-je profesionale, prezantimin e vetes para punëdhënësit, si dhe përgatitjen për procesin e aplikimit dhe intervistës për punë.

Në aktivitet ishte i pranishëm edhe monitoruesi i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, z. Zendullah Gylderen, i cili monitoroi realizimin e aktivitetit. Projekti synon të rrisë aftësitë personale dhe profesionale të të rinjve dhe grave, si dhe të kontribuojë në zhvillimin e tyre psikosocial dhe profesional përmes trajnimeve në komunikim, lidership dhe përgatitje për tregun e punës, duke rritur vetëbesimin dhe mundësitë për punësim të pjesëmarrësve.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors