Forumi Shqiptar per Kultur dhe Trashigimi Kulturore në kuadër të projektit “Trashëgimia në duart e të rinjve – Zhvillimi dhe promovimi i vlerave të turizmit kulturor”, organizoi punëtorinë me temë “Roli dhe Rëndësia e Turizmit Kulturor Shqiptar” ne Komunen e Suharekes

Me date 07.09.2026, OJQ Forumi Shqiptar per Kultur dhe Trashigimi Kulturore ka organizuar punëtorinë me temën “Roli dhe Rëndësia e Turizmit Kulturor Shqiptar” në kuadër të projektit të mbështetur nga Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZHR).

Në këtë punëtori morën pjesë dhe kontribuuan profesorë dhe ekspertë nga fusha e historisë dhe trashëgimisë kulturore, studentë të rinj të historisë, si dhe përfaqësues të institucioneve të kulturës dhe trashëgimisë, përfshirë përfaqësues nga Muzeu i Suharekës.

Gjatë punëtorisë u diskutua mbi rëndësinë e turizmit kulturor në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore shqiptare, potencialin e tij për zhvillimin ekonomik lokal, si dhe rolin e të rinjve dhe grave në zhvillimin dhe promovimin e vlerave kulturore.

Përmes punës në grupe dhe diskutimeve interaktive, pjesëmarrësit identifikuan mundësi, sfida dhe rekomandime konkrete për promovimin e turizmit kulturor dhe përfshirjen më të madhe të të rinjve në këtë fushë: “Trashëgimia kulturore është pasuri e përbashkët, ndërsa të rinjtë janë ura që e lidhin atë me të ardhmen”.

Në aktivitet mori pjesë edhe zyrtari monitorues i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, z. Zendullah Gylderen, në kuadër të monitorimit dhe mbështetjes së realizimit të projektit.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors