OJQ “Bon Za” organizoi aktivitetin “Punëtori për të rinjtë mbi përdorimin e teknologjisë dhe inteligjencës artificiale” në Fushë Kosovë

Në kuadër të projektit të financuar nga Ministria e Zhvillimit Rajonal dhe thirrjes publike për mbështetje financiare të projekteve të OJQ-ve për avancimin e zhvillimit socio-ekonomik rajonal të balancuar, Organizata Jo-Qeveritare “Bon Za”, në kuadër të projektit “Zhvillimi Digjital i të Rinjve përmes Teknologjisë dhe Inteligjencës Artificiale”, më 09.09.2026, realizoi në Fushë Kosovë, aktivitetin me temën “Punëtori për të rinjtë mbi përdorimin e teknologjisë dhe inteligjencës artificiale”.

Gjatë punëtorisë, të rinjtë u njohën më nga afër me teknologjinë dhe inteligjencën artificiale, mënyrën e funksionimit dhe përdorimin e tyre në jetën e përditshme.

Në fokus të aktivitetit ishte edhe përdorimi praktik i mjeteve të inteligjencës artificiale, si dhe diskutimi mbi përfitimet, sfidat dhe rëndësinë e përdorimit etik dhe të përgjegjshëm të tyre.

Në kuadër të këtij projekti të financuar nga MZHR-ja, mori pjesë edhe zyrtarja e MZHR-së, Kaltrina Salihu, e cila ishte e pranishme në cilësinë e monitorueses së projekteve të OJQ-ve.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors