Në kuadër të zbatimit të projekteve nga Thirrja Publike për mbështetje financiare të projekteve/programeve të OJQ-ve në avancimin e zhvillimit socio-ekonomik rajonal të balancuar, OJQ “Rona” më datë 11.09.2026 ka realizuar aktivitetin me temë “Zhvillimi rajonal përmes ndërmarrësisë sociale”.
Qëllimi i këtij aktiviteti ishte fuqizimi i pjesëmarrëseve me njohuri praktike mbi krijimin dhe zhvillimin e një ndërmarrjeje sociale, menaxhimin e burimeve, përballimin e krizave, si dhe bashkëpunimin me komunitetin dhe institucionet.
Në kuadër të këtij projekti të financuar nga MZHR mori pjesë zyrtari Aridon Morina.
Aktiviteti u realizua në Komunën e Malishevës.