Në kuadër të zbatimit të projekteve nga Thirrja Publike për mbështetje financiare të projekteve/programeve të OJQ-ve në avancimin e zhvillimit socio-ekonomik rajonal të balancuar, OJQ “Innovation Center Lipjan (ICL)” më datë 23.09.2026 ka realizuar aktivitetin me temë “Fuqizimi i të Rinjve për Zhvillim Socio-Ekonomik Lokal në Komunën e Lipjanit”.
Gjatë aktivitetit, të rinjtë pjesëmarrës ndoqën trajnime praktike për përgatitjen e CV-së dhe hartimin e letrës motivuese, me qëllim të përmirësimit të aftësive të tyre për aplikim dhe integrim në tregun e punës. Përmes këtyre trajnimeve, pjesëmarrësit u njohën me mënyrat e duhura për përgatitjen dhe prezantimin e një CV-je, si dhe me elementet kryesore që duhet të përmbajë një letër motivuese. Trajnimet synuan t’u ofrojnë të rinjve njohuri dhe shkathtësi praktike, të cilat mund t’u shërbejnë në aplikimet e tyre për mundësi të ndryshme arsimore dhe profesionale.
Në kuadër të këtij projekti të financuar nga MZHR-ja, mori pjesë edhe zyrtarja e MZHR-së, Kaltrina Salihu, e cila ishte e pranishme në cilësinë e monitorueses së projekteve të OJQ-ve.
Aktiviteti u realizua në Komunën e Lipjanit.