OJQ “Qendra për Edukim – Reforma”, ka realizuar aktivitetin më 24 shtator 2026, “Fuqizimi Socio-Ekonomik përmes Bashkëpunimit ndërmjet të Rinjve, Bizneseve dhe OJQ-ve”, të mbështetur nga Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZHR).
Projekti synon të kontribuojë në fuqizimin socio-ekonomik përmes nxitjes së bashkëpunimit ndërmjet të rinjve, sektorit të biznesit dhe organizatave të shoqërisë civile, duke krijuar hapësira për ndërveprim, bashkëpunim dhe zhvillim të mëtejshëm të iniciativave të përbashkëta.
Në kuadër të këtij projekti të financuar nga MZHR-ja, mori pjesë edhe zyrtari i MZHR-së, Ylber Salihi, i cili ishte i pranishme në cilësinë e monitoruesit të projekteve të OJQ-ve.
Aktiviteti është mbajtur në Lipjan.