Ministria e Zhvillimit Rajonal ka organizuar takim informues në Rajonin Zhvillimor Perëndim për formimin e Grupit Punues në nivel rajonal, i cili do të angazhohet në procesin e identifikimit të zonave për investime strategjike.
Takimi synon të informojë dhe koordinojë akterët relevantë në nivel rajonal, me qëllim identifikimin e potencialeve, nevojave dhe prioriteteve investuese që mund të kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe social të rajoneve.
Procesi i identifikimit të zonave strategjike pritet të shërbejë si bazë për orientimin më të mirë të investimeve dhe për shfrytëzimin e potencialeve zhvillimore të rajoneve të Kosovës.
Gjithashtu u njoftua nisja e procesit të brendimit të rajoneve, me qëllim krijimin e një identiteti të qëndrueshëm dhe konkurues për rajonet zhvillimore.