Ministria e Zhvillimit Rajonal sot më datë 02.10.2026 , realizoi takim informues në Rajonin Zhvillimor Jugperëndim për formimin e Grupit Punues në nivel rajonal, i cili do të angazhohet në procesin e identifikimit të zonave për investime strategjike.
Takimi synon të informojë dhe koordinojë akterët relevantë në nivel rajonal, me qëllim identifikimin e potencialeve, nevojave dhe prioriteteve investuese që mund të kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe social të rajonit.
Procesi i identifikimit të zonave strategjike pritet të shërbejë si bazë për orientimin më të mirë të investimeve dhe për shfrytëzimin e potencialeve zhvillimore të Rajonit Zhvillimor Jugperëndim.
Gjithashtu, u njoftua nisja e procesit të brendimit të rajoneve, me qëllim krijimin e një identiteti të qëndrueshëm dhe konkurrues për rajonet zhvillimore.