OJQ “Shoqata për Kulturë, Sport dhe Arsim” ka realizuar më 01.10.2026, aktivitetin me temë “Fuqizimi Socio-Ekonomik përmes Bashkëpunimit ndërmjet të Rinjve, Bizneseve dhe OJQ-ve”, në kuadër të projektit “Fuqizimi socio-ekonomik i gjeneratës së re dhe komuniteteve jo-shumicë”, të mbështetur financiarisht nga Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZHR).
Qëllimi i aktivitetit ishte fuqizimi socio-ekonomik i të rinjve dhe komuniteteve jo-shumicë, përmes nxitjes së bashkëpunimit ndërmjet të rinjve, sektorit të biznesit dhe organizatave të shoqërisë civile. Gjatë aktivitetit u diskutua mbi mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet të rinjve, bizneseve dhe OJQ-ve, si dhe mbi rëndësinë e krijimit të mundësive për zhvillim profesional, punësim, përfshirje dhe pjesëmarrje aktive të të rinjve në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror.
Përmes këtij aktiviteti, OJQ “Shoqata për Kulturë, Sport dhe Arsim” synon të kontribuojë në krijimin e një mjedisi më të favorshëm për të rinjtë, duke nxitur bashkëpunimin, shkëmbimin e përvojave dhe krijimin e iniciativave të përbashkëta ndërmjet të rinjve, bizneseve dhe shoqërisë civile.
Në aktivitet mori pjesë edhe z. Zendullah Gylderen, zyrtar i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, në cilësinë e monitoruesit të projektit, i cili përcolli realizimin e aktivitetit dhe zbatimin e projektit.
Aktiviteti u realizua në Prizren.