OJQ “Porodin” realizon aktivitetin për promovimin në rrjetet sociale në kuadër të projektit “Smart Start”

Më datë 09 Tetor 2026, me mbështetjen e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal (MZHR), OJQ Shoqata për Kultivimin e Kulturës dhe Traditës “Porodin”, në kuadër të projektit “Smart Start në Reqan të Prizrenit, ka realizuar aktivitetin me temën “Mundësitë e promovimit në rrjetet sociale”.

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte njohja e pjesëmarrësve me metodat bashkëkohore të promovimit dhe reklamimit në rrjetet sociale, avancimi i aftësive digjitale dhe fuqizimi i kapaciteteve të tyre për prezantimin sa më efektiv të bizneseve dhe ideve në platformat online.

Ministria e Zhvillimit Rajonal, përmes mbështetjes së projekteve të organizatave të shoqërisë civile, vazhdon të kontribuojë në zhvillimin e kapaciteteve lokale, promovimin e inovacionit dhe krijimin e mundësive për zhvillim të qëndrueshëm socio-ekonomik në rajonet e Kosovës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors