Zëvendësministri i Parë i MZHR-së, Ali Dula, merr pjesë në Parlamentin Rural të Kosovës 2026

Zëvendësministri i Parë i MZHR-së, Ali Dula, merr pjesë në Parlamentin Rural të Kosovës 2026Sot, më datë 16.10.2026, Zëvendësministri i Parë i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal z. Ali Dula, i deleguar nga Ministri z. Rasim Demiri, mori pjesë në aktivitetin “Parlamenti Rural i Kosovës 2026”, i organizuar nga Rrjeti i Organizatave për Zhvillim Rural të Kosovës (RROZHRK), i cili po mbahet nga 15 deri më 17 tetor 2026, në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimit (ITP) në Prizren.

Në kuadër të këtij aktiviteti, me fjalime para të pranishmëve u paraqitën z. Afrim Sharku, Kryetar i Rrjetit të Organizatave për Zhvillim Rural të Kosovës, z. Ali Dula, Zëvendësministër i Parë i Zhvillimit Rajonal, përfaqësues të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, si dhe z. Olivier Boudart, përfaqësues i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.

Ky aktivitet shërben si platformë për diskutimin e çështjeve që lidhen me zhvillimin rural, bashkëpunimin ndërinstitucional dhe mundësitë për zhvillim të qëndrueshëm të komuniteteve rurale.

Ministria e Zhvillimit Rajonal mbetet e përkushtuar në mbështetjen e iniciativave që kontribuojnë në zhvillimin e balancuar rajonal dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve në të gjitha rajonet e Kosovës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors