Në kuadër të zbatimit të projekteve nga Thirrja Publike për mbështetje financiare të projekteve/programeve të OJQ-ve në avancimin e zhvillimit socio-ekonomik rajonal të balancuar, OJQ “ECODU” në kuadër të projektit “Fuqizimi i të Rinjve dhe Grave për Zhvillim Socio-Ekonomik Rajonal përmes Aftësive të Buta”, më datë 21.10.2026 ka realizuar aktivitetin me temë “Njohja, lidershipi, puna në ekip dhe hyrje në komunikim”.
Ky aktivitet kishte për qëllim zhvillimin e aftësive të lidershipit, forcimin e bashkëpunimit dhe punës në ekip, si dhe përmirësimin e aftësive komunikuese. Përmes këtij aktiviteti, pjesëmarrësit patën mundësi të zhvillojnë shkathtësitë e nevojshme për përfshirje më aktive në jetën shoqërore dhe ekonomike.
Në kuadër të këtij projekti të financuar nga MZHR-ja, mori pjesë edhe zyrtarja e MZHR-së, Kaltrina Salihu, e cila ishte e pranishme në cilësinë e monitorueses së projekteve të OJQ-ve.
Aktiviteti u realizua në Ferizaj.