Në kuadër të implementimit të projekteve nga “THIRRJE PUBLIKE PËR MBËSHTETJE FINANCIARE TË PROJEKTEVE/PROGRAMEVE TË OJQ-ve NË AVANCIMIN E ZHVILLIMIT SOCIO-EKONOMIK RAJONAL TË BALANCUAR, OJQ “ Instituti për studime humane dhe avancim të lartë Hasan Tahsin” , janë diskutuar përvojat profesionale të trajnerëve dhe praktikat e tyre në fushën e trajnimeve dhe zhvillimit ekonomik. Në trajnim kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të organizatave të biznesit, me ç’rast është mundësuar shkëmbimi i përvojave, ideve dhe praktikave të ndryshme, si dhe diskutimi mbi mundësitë e shfrytëzimit të njohurive profesionale për krijimin e vlerës ekonomike dhe avancimin e bashkëpunimit ndërmjet trajnerëve dhe sektorit të biznesit.
Aktiviteti ka shërbyer si një mundësi për rrjetëzim profesional, ndarje të njohurive dhe identifikim të mundësive për bashkëpunim në funksion të zhvillimit ekonomik rajonal. Në përfundim të trajnimit, pjesëmarrësve u janë shpërndarë certifikatat, si dëshmi e pjesëmarrjes së tyre në këtë aktivitet.
Në kuadër të këti projektit të financuar mori pjesë zyrtari i MZHR-së Aridon Morina.
Ky aktivitet u realizua në komunën e Prishtinës.