OJQ “Rinia e Pavarur” ka zhvilluar aktivitetin me temë “Zhvillimi i aftësive kreative dhe artistike nëpërmjet Photoshop dhe Illustrator”

Në kuadër të zbatimit të projekteve nga Thirrja Publike për mbështetje financiare të projekteve/programeve të OJQ-ve në avancimin e zhvillimit socio-ekonomik rajonal të balancuar, OJQ “Rinia e Pavarur”, në kuadër të projektit “Digjital Art për të Rinjtë”, nga data 23 deri më 27 shtator 2026 ka realizuar trajnimin për 30 të rinj dhe të reja nga Komuna e Skenderajt.

Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit fituan njohuri teorike dhe praktike në Adobe Photoshop dhe Adobe Illustrator, duke filluar nga funksionet bazë e deri te retushimi i imazheve, grafika vektoriale, krijimi i logove dhe dizajni për web e printim. Në ditën e fundit u trajtuan ndërmarrësia dhe marketingu digjital, ku të rinjtë u njohtën me hapat nga ideja te biznesi, punën si freelancer në dizajn grafik dhe përdorimin e rrjeteve sociale. Pjesëmarrësit prezantuan projektet e tyre finale dhe në përfundim u pajisën me certifikata.

Ky aktivitet kishte për qëllim fuqizimin e të rinjve me aftësi digjitale dhe kreative, të cilat rrisin mundësitë e tyre për punësim dhe vetëpunësim.

Në kuadër të këtij projekti të financuar nga MZHR-ja, me dt. 26.10.2026 mori pjesë edhe zyrtari i MZHR-së, Zendullah Gylderen, në cilësinë e monitoruesit të projekteve të OJQ-ve.

Aktiviteti u realizua në komunen Skenderaj.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors