Në kuadër të projektit të financuar nga Ministria e Zhvillimit Rajonal dhe thirrjes publike për mbështetje financiare të projekteve të OJQ-ve për avancimin e zhvillimit socio-ekonomik rajonal të balancuar, Organizata Jo-Qeveritare “Ndërto Shoqëri Pa Injorancë (N’SHPI), në kuadër të projektit “Mendo. Fol. Ndiko.”, e cila gjatë datave 2, 3 dhe 4 nëntor 2026, në Prizren, realizoi aktivitete me fokus në fuqizimin dhe zhvillimin personal të të rinjve.
Gjatë tri ditëve të punëtorive u trajtuan tema të rëndësishme, përfshirë komunikimin efektiv dhe aftësitë e buta, mendimin kritik dhe vendimmarrjen, si dhe lidershipin dhe zhvillimin personal. Pjesëmarrësit u angazhuan në aktivitete praktike që synonin forcimin e komunikimit, bashkëpunimit, vetëbesimit dhe përgjegjësisë personale, si dhe zhvillimin e aftësive për të marrë vendime të përgjegjshme dhe për të ndikuar pozitivisht në komunitet.
Në kuadër të këtij projekti të financuar nga MZHR-ja, me dt. 04.11.2026 mori pjesë edhe zyrtari i MZHR-së, Zendullah Gylderen, i cili ishte i pranishme në cilësinë e monitoruesit të projekteve të OJQ-ve.



