OJQ “Advocacy Training&Resource Center ATRC” ka zhvilluar aktivitetin lidhur me temën “Rrjeti rajonal për zhvillim socio-ekonomik”

Në kuadër të implementimit të projekteve nga Thirrja Publike për mbështetje financiare të projekteve/programeve të OJQ-ve në avancimin e zhvillimit socio-ekonomik rajonal të balancuar, OJQ “Advocacy Training&Resourcev Center ATR”, me datë 12.11.2026 ka zhvilluar aktivitetin lidhur me temën “Rrjeti rajonal për zhvillim socio-ekonomik”, qëllimi ishte në identifikimin e mundësive për zhvillim socio-ekonomik rajonal në Kosovë. Në trajnim morën pjesë përfaqësues nga komunat, bizneset dhe organizatat e ndryshme.

Gjatë takimit u prezantuan dhe diskutuan të gjeturat e hulumtimit, me fokus në potencialet, sfidat dhe nevojat zhvillimore të rajoneve. Pjesëmarrësit dhanë mendimet dhe propozimet e tyre lidhur me mundësitë për zhvillim dhe bashkëpunim ndërmjet aktorëve relevantë. Gjithashtu, u theksua se rezultatet e forumeve të mbajtura në Prizren dhe Prishtinë do të përfshihen në dokumente publike, me qëllim të pasqyrimit të gjetjeve dhe rekomandimeve të dala nga diskutimet.

Në kuadër të këtij projekti të financuar nga MZHR-ja, mori pjesë edhe zyrtari i MZHR-së z. Aridon Morina, i cili ishte i pranishme në cilësinë e monitoruesit të projekteve të OJQ-ve.

Ky aktivitet u realizua në  komunën e Prishtinës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors