Këshilltari politik i Ministrit Rasim Demiri, z. Cerim Bajrami, në podcastin “Ostar stav” në Sarajevë

Këshilltari politik i Ministrit të Zhvillimit Rajonal, z. Cerim Bajrami, ishte i ftuar në podcastin “Ostar stav”, të gazetarit Anes Dzunuzovic, në Sarajevë, ku diskutoi për pozitën e komunitetit boshnjak në Kosovë dhe lidhjet e tij me Bosnjë dhe Hercegovinën.

Gjatë intervistës, z. Bajrami trajtoi rëndësinë e ruajtjes së identitetit kombëtar, arsimimit të fëmijëve në gjuhën boshnjake, rolit të institucioneve arsimore, kulturore dhe fetare, si dhe nevojën për forcimin e bashkëpunimit institucional ndërmjet Kosovës dhe Bosnjë dhe Hercegovinës.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe sfidave me të cilat përballen boshnjakët në Kosovë, përfshirë mundësitë për zhvillimin e arsimit në gjuhën amtare, përfaqësimin institucional dhe lehtësimin e lëvizjes dhe bashkëpunimit përmes heqjes së regjimit të vizave ndërmjet dy vendeve.

Gjithashtu, Këshilltari i Lartë Politik i Ministrit të Zhvillimit Rajonal, z. Ćerim Bajrami, në një podcast ka folur për kontributin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, në vendimin për heqjen e njëanshme të regjimit të vizave për qytetarët e Bosnjë dhe Hercegovinës.

Ai ka trajtuar edhe çështjen e mosratifikimit nga Bosnjë dhe Hercegovina të Marrëveshjes së Berlinit për lirinë e lëvizjes, e cila do t’u mundësonte qytetarëve të lëviznin ndërmjet vendeve të rajonit me letërnjoftimet e tyre, përfshirë edhe letërnjoftimin e Republikës së Kosovës.

Në këtë bisedë janë trajtuar gjithashtu sfidat dhe rreziqet që lidhen me mosformimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, si dhe ndikimi negativ i politikave dhe veprimeve destabilizuese të Serbisë në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Intervista u realizua gjatë qëndrimit të z. Bajrami në Sarajevë, në kuadër të vizitës zyrtare dhe takimeve me përfaqësues të institucioneve dhe subjekteve politike të Bosnjë dhe Hercegovinës.

Intervistën e plotë mund ta ndiqni në podcastin “Ostar stav”.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors