Qeveria e Republikës së Kosovës ka publikuar dokumentin “Të arriturat kryesore të Qeverisë Kurti 2 (2021–2026)”, i cili paraqet bilancin e mandatit qeverisës.
Sipas dokumentit, gjatë këtij mandati vlera e ekonomisë së vendit u rrit nga 7 në 11.4 miliardë euro. Shkalla e papunësisë ra nga 25.8% në 10.8%, ndërsa paga minimale arriti në 500 euro nga 1 korriku 2026.
Në kuadër të zhvillimit të balancuar, Ministria e Zhvillimit Rajonal, përmes Programit për Zhvillim Rajonal të Balancuar, ka mbështetur 976 projekte në vlerë 10.5 milionë euro. Programi ka mbështetur projekte kapitale komunale, ndërmarrje mikro dhe të vogla, si dhe organizata joqeveritare në rajonet zhvillimore të vendit.
MZHR do të vazhdojë punën për zvogëlimin e dallimeve ndërmjet rajoneve. Ndër prioritetet janë themelimi i Qendrave për Zhvillim Rajonal, identifikimi i zonave për investime strategjike dhe rishikimi i Strategjisë për Zhvillim Rajonal 2020–2030, në mënyrë që mundësitë për zhvillim të jenë të barabarta për qytetarët në çdo pjesë të Kosovës.
Linku – Dokumenti i plotë
https://kryeministri.rks-gov.net/te-arriturat-kryesore…

