Ministri Demiri vizitoi Prekazin Historik në Ditën e Flamurit Kombëtar – 28 Nëntorin

Me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit Kombëtar, Ditëlindjes së Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Ministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, z. Rasim Demiri, vizitoi sot Prekazin Historik, vendin simbol të sakrificës, heroizmit dhe qëndresës kombëtare.

Gjatë kësaj vizite, Ministri Demiri vendosi kurorë me lule mbi varrin e Komandantit Legjendar Adem Jashari, si dhe vizitoi Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, duke nderuar kujtimin e familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.

Me këtë rast, Ministri Demiri, në emrin e tij personal, të Kabinetit dhe të gjithë stafit të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, u përcolli urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës për 28 Nëntorin, një datë me rëndësi të veçantë historike e kombëtare, e cila simbolizon flamurin, lirinë, sakrificën dhe unitetin kombëtar.

Ministri Demiri gjatë kësaj vizite u shoqërua nga Zëvendësministri, z. Ali Dula, si dhe anëtarë të Kabinetit të Ministrit.

Gëzuar 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit Kombëtar!

Lavdi e përjetshme Komandantit Legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të kombit!

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors