Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZHR), në kuadër të aktiviteteve informuese dhe koordinuese lidhur me lansimin e thirrjes publike të Programit për Zhvillim Rajonal të Balancuar (PZHRB) 2026 – përkrahje për bizneset ekzistuese, organizon punëtori informuese me akterët relevant institucional dhe ekonomik.
Qëllimi i punëtorisë është prezantimi i objektivave të programit, kritereve të aplikimit, procedurave administrative dhe ofrimi i sqarimeve për palët e interesuara, me fokus në sigurimin e qasjes së barabartë dhe informimit transparent për të gjithë aplikuesit potencial.
Punëtoria do të mbahet:
- Data: 25.05.2026
- Koha: 10:00 – 13:00
- Vendi: Prizren, Lakeside Hotel
Në punëtori pritet të marrin pjesë përfaqësues të MZHR-së, drejtorë të drejtorive komunale për zhvillim ekonomik, përfaqësues të Agjencive për Zhvillim Rajonal (AZHR), si dhe përfaqësues/pronarë të bizneseve.