Njoftim për punëtorin informuese për Masën 2: Mbështetje financiare për ndërmarrjet mikro dhe të vogla, 2026

Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZHR), në kuadër të aktiviteteve informuese dhe koordinuese lidhur me lansimin e thirrjes publike të Programit për Zhvillim Rajonal të Balancuar (PZHRB) 2026 – përkrahje për bizneset ekzistuese, organizon punëtori informuese me akterët relevant institucional dhe ekonomik.

Qëllimi i punëtorisë është prezantimi i objektivave të programit, kritereve të aplikimit, procedurave administrative dhe ofrimi i sqarimeve për palët e interesuara, me fokus në sigurimin e qasjes së barabartë dhe informimit transparent për të gjithë aplikuesit potencial.

Punëtoria do të mbahet:

  • Data: 25.05.2026
  • Koha: 10:00 – 13:00
  • Vendi: Prizren, Lakeside Hotel

Në punëtori pritet të marrin pjesë përfaqësues të MZHR-së, drejtorë të drejtorive komunale për zhvillim ekonomik, përfaqësues të Agjencive për Zhvillim Rajonal (AZHR), si dhe përfaqësues/pronarë të bizneseve.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors