Ministri i Zhvillimit Rajonal i Republikës së Kosovës, z. Rasim Demiri, i shoqëruar nga deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Bahrim Šabani, dhe Këshilltari i Lartë Politik, z. Ćerim Bajrami, realizoi sot një takim me kryetarin e Partisë së Aksionit Demokratik (SDA), z. Bakir Izetbegović.
Gjatë këtij takimi, ministri Demiri dhe bashkëpunëtorët e tij biseduan me z. Izetbegović rreth pozitës së komunitetit boshnjak në Kosovë, sfidave me të cilat përballet ky komunitet, si dhe mundësive për avancimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve të ndërsjella dhe forcimin e bashkëpunimit institucional.
Vëmendje e veçantë iu kushtua mundësive konkrete të bashkëpunimit në fushat e ekonomisë, arsimit dhe kulturës, me synim të ruajtjes së identitetit kombëtar dhe kulturor të boshnjakëve të Kosovës, avancimit të mundësive arsimore, si dhe ndërlidhjes më të fuqishme ekonomike dhe zhvillimore.

