Ministri i Zhvillimit Rajonal, z. Rasim Demiri, zhvilloi një takim me Kryetarin e Partisë së Aksionit Demokratik (SDA), z. Bakir Izetbegović

Ministri i Zhvillimit Rajonal i Republikës së Kosovës, z. Rasim Demiri, i shoqëruar nga deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Bahrim Šabani, dhe Këshilltari i Lartë Politik, z. Ćerim Bajrami, realizoi sot një takim me kryetarin e Partisë së Aksionit Demokratik (SDA), z. Bakir Izetbegović.

Gjatë këtij takimi, ministri Demiri dhe bashkëpunëtorët e tij biseduan me z. Izetbegović rreth pozitës së komunitetit boshnjak në Kosovë, sfidave me të cilat përballet ky komunitet, si dhe mundësive për avancimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve të ndërsjella dhe forcimin e bashkëpunimit institucional.

Vëmendje e veçantë iu kushtua mundësive konkrete të bashkëpunimit në fushat e ekonomisë, arsimit dhe kulturës, me synim të ruajtjes së identitetit kombëtar dhe kulturor të boshnjakëve të Kosovës, avancimit të mundësive arsimore, si dhe ndërlidhjes më të fuqishme ekonomike dhe zhvillimore.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors