Gjatë mandatit 2021–2026, përmes Programit për Zhvillim Rajonal të Balancuar, Qeveria e Republikës së Kosovës mbështeti 976 projekte në vlerë 10.5 milionë euro, në të gjitha rajonet zhvillimore të vendit.
Qëllimi ynë është i qartë: asnjë rajon të mos mbetet prapa. Çdo projekt i mbështetur sjell më shumë mundësi zhvillimi, punësimi dhe investimi atje ku jetojnë qytetarët.
Ministria e Zhvillimit Rajonal do ta vazhdojë këtë punë me më shumë koordinim, më shumë transparencë dhe më shumë ndikim në rajone.
📄 Të arriturat e plota të Qeverisë: https://kryeministri.rks-gov.net/te-arriturat-kryesore…
