Agjencia për Zhvillim Rajonal Veri ka realizuar aktivitetin në kuadër të projektit “Bizneset Lokale drejt standardeve të BE-së për Zhvillim të Balancuar në Rajonin Veri”

OJQ “AZHR VERI”, më 29 shtator 2026, në kuadër të projektit “Bizneset Lokale drejt standardeve të BE-së për Zhvillim të Balancuar Rajonal”, i mbështetur nga Ministria e Zhvillimit Rajonal, mbajti trajnimin “Rreziqet ndaj sigurisë – Masat parandaluese dhe mbrojtëse!”.

Trajnimi kishte në fokus identifikimin e rreziqeve dhe zbatimin e masave parandaluese dhe mbrojtëse në vendin e punës dhe ishte i dedikuar për bizneset lokale, përfaqësuesit e institucioneve dhe të gjithë të interesuarit për përmirësimin e standardeve të sigurisë dhe shëndetit në punë, si dhe për krijimin e një mjedisi më të sigurt dhe më të mbrojtur në vendin e punës.

Në kuadër të këtij projekti të financuar nga MZHR mori pjesë z. Kreshnik Uka, i cili ishte i pranishëm në cilësinë e monitoruesit të këtij projekti.

Aktiviteti është mbajtur në Mitrovicë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors