Sot, Ministri në detyrë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, z. Rasim Demiri, ishte i ftuar në eventin Ditët e Diasporës të organizuar nga OJQ-ja Biser nga Restelica, Dragash, me mbështetjen financiare të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal.
Të pranishëm ishin edhe këshilltarët e Ministrit Ćerim Bajrami, Munir Jonuzi dhe Rejhan Elezi.
Në fjalën e tij përshëndetëse, ministri Demiri, ndër të tjera, theksoi se diaspora është pjesë integrale e shoqërisë sonë dhe u bëri thirrje të gjithë të pranishmëve të mos harrojnë atdheun e tyre dhe të ruajnë identitetin e tyre në vendet ku punojnë përkohësisht.
Ai përshëndeti gjithashtu të gjitha Shoqëritë Kulturore dhe Artistike të pranishme në këtë event nga Sanxhaku, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria, si dhe Kryetarin e Komunës së Mavrovës nga Maqedonia e Veriut.
Gjithashtu, me ftesë të organizatorëve, Ministri Demiri ndau disa çmime për individë të suksesshëm në kulturë dhe sport në këtë rajon.
Pas pjesës ceremoniale dhe shfaqjeve nga ansamblet folklorike të shoqërive kulturore dhe artistike, programi për të pranishmit e shumtë dhe të rinjtë vazhdoi me repertorin muzikor të këngëtarëve dhe orkestrës ‘Braća Muška’ nga Restelica.