Më datë 26.08.2026, punëtoria u zhvillua në kuadër të projektit të mbështetur nga Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZHR), me pjesëmarrjen e akterëve të ndryshëm lokalë.
Punëtoria u udhëhoq nga z. Muhamet Spahiu, ekspert dhe trajner me përvojë në organizimin dhe facilitimin e proceseve konsultative. Aktiviteti përfshiu fokus grupe, punë në grupe dhe diskutime të hapura me përfaqësues të qeverisjes lokale, bizneseve, sektorit privat, bujqve, shoqërisë civile dhe komunitetit.
Përmes diskutimeve u identifikuan sfidat, nevojat dhe potencialet kryesore për zhvillimin e Komunës së Lipjanit, ndërsa pjesëmarrësit kontribuuan me ide, propozime dhe rekomandime konkrete.
Në aktivitet morën pjesë edhe Menaxheri i Projektit, z. Nijazi Ibrahimi, si dhe zyrtari monitorues i MZHR-së, z. Zendullah Gylderen.
Rezultatet e punëtorisë do të shërbejnë si bazë për identifikimin dhe prioritizimin e ndërhyrjeve zhvillimore dhe për hartimin e prioriteteve strategjike të Komunës së Lipjanit.