Sot më 23.04.2026, u mbajt takimi i Grupit Punues në lidhje me zbatimin e “Udhëzuesit për Identifikimin e Zonave për Investime Strategjike dhe Studimi i Fizibilitetit për Zhvillim Socio-Ekonomik Rajonal”.
Gjatë takimit u diskutua planifikimi për organizimin e takimeve me përfaqësues të komunave në shtatë rajone zhvillimore, me qëllim të informimit dhe angazhimit të tyre në procesin e zbatimit të këtij udhëzuesi.
Udhëzuesi synon të ofrojë një kornizë të qartë dhe të strukturuar për identifikimin e zonave me potencial të lartë për investime strategjike në rajonet zhvillimore, si dhe për realizimin e studimeve të fizibilitetit për projekte investive në këto zona.
Në takim morën pjesë anëtarë të Grupit Punues nga Ministria e Zhvillimit Rajonal si dhe përfaqësues nga Agjencitë për Zhvillim Rajonal (AZHR)
