Më 15.05.2026 u mbajt takimi i rregullt i Komitetit të Auditimit të Brendshëm (KA) në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal (MZHR).
Takimin e drejtoi kryesuesi i Komitetit të Auditimit të Brendshëm në MZHR, z. Xhevat Sefaj.
Qëllimi i takimit ishte shqyrtimi i raportit të Auditimit të Brendshëm në Divizionin për TI dhe Logjistikë, me temë “Menaxhimi i Transportit”, si dhe shqyrtimi i plotësim-ndryshimeve të Statutit të Njësisë së Auditimit të Brendshëm dhe Statutit të Komitetit të Auditimit.
Udhëheqësja e Njësisë së Auditimit të Brendshëm (NjAB) në MZHR, znj. Edona Grajçevci Gashi, prezantoi raportin e Auditimit të Brendshëm për Divizionin për TI dhe Logjistikë, me fokus në “Menaxhimin e Transportit”.
Po ashtu, drafti për plotësim-ndryshimin e Statutit të Njësisë së Auditimit të Brendshëm u prezantua nga udhëheqësja e NjAB-së në MZHR, znj. Edona Grajçevci Gashi, dhe kryesuesi i Komitetit të Auditimit, z. Xhevat Sefaj.
Përveç të lartpërmendurve, në takim morën pjesë edhe anëtarët e Komitetit të Auditimit, z. Senad Adroviq dhe z. Shaqir Haliti.