Ministri Demiri priti Kryetarin e Shtimes, z. Qemajl Aliu: në fokus projektet e përbashkëta MZHR – Komuna e Shtimes

Ministri i Zhvillimit Rajonal, z. Rasim Demiri, priti sot në takim Kryetarin e Komunës së Shtimes, z. Qemajl Aliu. Në takim morën pjesë edhe Zëvendësministri i Parë i MZHR-së, z. Ali Dula, dhe U.D. Sekretari i Përgjithshëm, z. Ylber Çitaku.

Në takim u diskutua për projektet e përbashkëta që MZHR dhe Komuna e Shtimes po i realizojnë përmes bashkëfinancimit. Palët shqyrtuan progresin e deritanishëm, sfidat gjatë zbatimit dhe hapat që duhen ndërmarrë për finalizimin e tyre brenda këtij viti kalendarik.

Vëmendje e veçantë iu kushtua projektit “Ndërtimi i tregut të hapur në qytetin e Shtimes – faza e III-të”, i cili bashkëfinancohet nga MZHR dhe Komuna e Shtimes për vitet 2025 dhe 2026. Meqë procedurat e prokurimit nuk u finalizuan gjatë vitit 2025, mjetet e planifikuara për atë vit nuk janë realizuar.

Me këtë rast, përfaqësuesit e MZHR-së u zotuanse do të angazhohen në identifikimin e mjeteve të nevojshme për përmbylljen e këtij projekti, i cili ka rëndësi të veçantë për Komunën e Shtimes dhe qytetarët e saj.

Në takim u diskutua edhe për projektin “Rregullimi i parkut në Petrovë”, i cili po ashtu bashkëfinancohet nga MZHR dhe Komuna e Shtimes.

Synim i përbashkët është që të dy projektet të finalizohen dhe të përurohen gjatë vitit 2026, si dhe që bashkëpunimi ndërmjet MZHR-së dhe Komunës së Shtimes të vazhdojë edhe në vitin 2027 e në vazhdim.

Ministri Demiri theksoi se MZHR do të vazhdojë të mbështesë komunat në realizimin e projekteve me ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin socio-ekonomik rajonal të balancuar dhe në përmirësimin e kushteve të jetesës së qytetarëve.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors