Ministri Demiri priti në takim një delegacion të afaristëve nga Turqia

Sot, Ministri në detyrë i Ministrisë për Zhvillim Rajonal, z. Rasim Demiri, priti në takim një delegacion të afaristëve nga Republika e Turqisë, me të cilët diskutoi për mundësitë e bashkëpunimit dhe investimeve në Republikën e Kosovës.

Temë kryesore e takimit ishin mundësitë e investimeve nga kompanitë turke, me theks të veçantë në sektorin e energjisë së ripërtëritshme, përkatësisht në projektet për instalimin e paneleve solare.

Gjatë takimit, Ministri Demiri i njoftoi mysafirët me fushëveprimin, mandatin dhe kompetencat e Ministrisë për Zhvillim Rajonal. Ai theksoi se investimet në sektorin e energjisë kanë rëndësi të madhe për zhvillimin socio-ekonomik të vendit, por sqaroi se MZHR nuk ka mandat ligjor dhe kompetenca për trajtimin e investimeve në këtë fushë.

Megjithatë, Ministri Demiri shprehu gatishmërinë e tij për të mbështetur iniciativën e investitorëve, duke theksuar se vullnetin dhe interesimin e tyre do ta përcjellë te institucionet kompetente përgjegjëse për sektorin e energjisë, në mënyrë që ata të marrin informacionin dhe mbështetjen e nevojshme.

Nga ana e tyre, investitorët turq e falënderuan Ministrin Demiri për pritjen e ngrohtë, gatishmërinë dhe përkushtimin e tij për t’i orientuar dhe ndihmuar në kuadër të kompetencave institucionale.

Në këtë takim, Ministri Demiri shoqërohej nga Ylber Çitaku, U.D. i Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë për Zhvillim Rajonal.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors