Sot, më 20 prill 2026, Ministri i Zhvillimit Rajonal z.Rasim Demiri, priti në takim përfaqësuesin e YMCA në Kosovë z. Scott T. Jackson.
Qëllimi i takimit ishte diskutimi për përfshirjen e të rinjve në programe dhe iniciativa zhvillimore rajonale, ku të pranishëm ishin edhe u.d. Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë znj. Refike Sulcevsi, si dhe Shefi i Kabinetit të Ministrit z. Izet Velija.
Ministri z. Demiri theksoi rëndësinë e mbështetjes institucionale për fuqizimin e rinisë dhe zhvillimin e qëndrueshëm të komuniteteve.
Përfaqësuesit e YMCA vlerësuan bashkëpunimin me institucionet e Kosovës dhe shprehën gatishmëri për zgjerimin e programeve në shërbim të të rinjve.
Në përfundim, të dy palët u pajtuan për thellimin e bashkëpunimit dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta në të ardhmen.