Ministri Demiri priti në takim Shefen e Misionit të IOM në Kosovë

Sot, më 20.04.2026, Ministri i Zhvillimit Rajonal z.Rasim Demiri, priti në takim znj. Anna Rostocka, Shefe e Misionit të Organizatës Ndërkombëtare për Migracion (IOM) në Kosovë.

Në këtë takim mori pjesë edhe u.d. Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë znj. Refike Sulcevsi.

Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet MZHR dhe IOM-it në Kosovë, me fokus të veçantë në menaxhimin e migracionit, fuqizimin e kapaciteteve institucionale dhe mbështetjen e iniciativave që kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm rajonal dhe përmirësimin e shërbimeve për komunitetet lokale.

Palët vlerësuan bashkëpunimin ekzistues dhe theksuan rëndësinë e vazhdimit të projekteve të përbashkëta, duke shprehur gatishmëri për thellimin e partneritetit në të ardhmen në fusha me interes të ndërsjellë.

Në përfundim, u ritheksua përkushtimi i përbashkët për avancimin e politikave zhvillimore dhe forcimin e bashkëpunimit institucional ndërmjet palëve.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors