Ministri Demiri zhvilloi takime me përfaqësues të lartë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut

Shkup, 10 nëntor 2026

Ministri i Zhvillimit Rajonal i Republikës së Kosovës, z. Rasim Demiri, sot zhvilloi një vizitë dhe takim me Zëvendëskryeministrin e Parë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe njëherësh Ministër për Integrim Evropian, z. Bekim Saliji.

Në kuadër të kësaj vizite, paraprakisht, ministri Demiri zhvilloi një takim edhe me Koordinatorin Kombëtar për Bashkëpunim Ndëretnik dhe Ndërdepartamental në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Salko Kuc.

Ministri Demiri shoqërohej nga deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Bahrim Shabani, si dhe këshilltari i lartë politik i ministrit, z. Cerim Bajrami.

Gjatë takimeve u zhvilluan diskutime përmbajtjesore dhe konstruktive, me theks të veçantë në kornizën institucionale dhe modelin e organizimit shtetëror të zhvillimit rajonal në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Gjithashtu, u shkëmbyen informacione lidhur me kuadrin ligjor në fushën e arsimit dhe kulturës, si dhe me pozitën dhe organizimin e jetës institucionale e kolektive të komunitetit boshnjak, si komunitet joshumicë në të dyja vendet.

Në përfundim të takimeve, palët shprehën gatishmërinë për vazhdimin e komunikimit dhe shqyrtimin e mundësive për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, me synim avancimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe shkëmbimit të përvojave institucionale.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors