Ministri në detyrë Rasim Demiri mori pjesë në shënimin e Ditës së Fitores së Republikës së Turqisë

Ministri në detyrë i MZHR-së z.Rasim Demiri, mori pjesë në pritjen e organizuar me rastin e shënimit të Ditës së Fitores së Republikës së Turqisë – 30 Gusht, të mbajtur në Rezidencën e Ambasadorit të Republikës së Turqisë në Prishtinë.

Ministri Demiri shoqërohej nga Këshilltari i Lartë Politik, z. Ćerim Bajrami, si dhe Drejtoresha e DIEKP-së në MZHR znj. Refike Sülçevsi.

Pjesëmarrja në këtë ngjarje konfirmon marrëdhëniet miqësore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit dhe partneritetit të vazhdueshëm ndërmjet dy vendeve.

Me këtë rast, ministri z. Demiri përcolli urimet më të përzemërta për Republikën e Turqisë dhe popullin turk, duke uruar paqe, mirëqenie dhe prosperitet të mëtejshëm.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors